Leverkuseni i Xhakës kërkon suksesin edhe në Evropë

Bayer Leverkuseni po udhëheq bindshëm në Bundesligë dhe është në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë. Por skuadra e Granit Xhakës e kërkon suksesin edhe në Evropë.

Leverkuseni është në një të tetën e finales në Ligën e Evropës, ku përballet me Qarabagun e Azerbajxhanit. Ndeshja e parë është të enjten prej orës 18:45 në Baku. Ndeshja e kthimit është më 14 mars në Leverkusen.

Bayer Leverkuseni vlerësohet favorit i madh për të kaluar në çerekfinale të garës së dytë evropiane për nga niveli.

Në Ligën e Evropës ka skuadra të mëdha evropiane. Gjiganti anglez, Liverpool, luan prej orës 18:45 në Pragë ndaj Spartës. Po prej orës 18:45, Roma e pret skuadrën angleze Brighton.

Prej orës 21:00, Milani e pret Slavia Pragën. Marseille – Villarreal, Benfica – Rangers, Freiburg – West Ham United janë ndeshjet tjera që luhen të enjten në terminin e mbrëmjes.