Lëvizja e Samsung me Android 14 do të zhgënjejë disa përdorues

Në 2022 Samsung prezantoi një politikë të re përditësimesh për pajisjet Galaxy duke e çuar në 4 vite afatin e përditësime madhore të Android përfshirë edhe disa smartfonë të segmentit të mesëm.

Në fillim të javës Samsung prezantoi Android 14 duke konfirmuar listën e pajisjeve të cilat do të përditësoheshin. Çuditërisht edhe pse Galaxy S20 dhe Note 20 ishin fillimisht pjesë e asaj liste, tashmë janë hequr duke konfirmuar se Android 14 mund të mos mbërrijë asnjëherë tek to.

Android 14 debutoi për pajisjet Google Pixel një muaj më parë dhe Samsung edhe njëherë tjetër tejkaloi pritshmëritë duke ofruar përditësimin me One UI 6 për Galaxy S23 vetëm 26 ditë më pas.

Aktualisht ku debutim po vjen për Galaxy S23 ndërsa Samsung ka listuar afro 30 modele smartfonësh që do të përditësohen. Në këtë listë shfaqesghin Galaxy S20, Note 20, Galaxy Z Flip dhe Galaxy Z Fold 2.

Në 2022 Samsung prezantoi një politikë të re përditësimesh për pajisjet Galaxy duke e çuar në 4 vite afatin e përditësime madhore të Android përfshirë edhe disa smartfonë të segmentit të mesëm.

Samsung ishte lideri sa i takon përditësimeve deri në momentin që Google premtoi 7 vite përditësime për seritë Pixel 8.

Në njoftimin e parë lista e pajisjeve të Samsung që do të merrnin përditësimin ishin: Galaxy S23 series, S22 series, S21 series, S20 series, Note20 series, Z Fold5, Z Flip5, Z Fold4, Z Flip4, Z Fold3, Z Flip3, Z Fold2, Z Flip 5G and Z Flip LTE, A54, A53, A34, A33, M54, M53, M34, M33.

Por politika 4 vjeçare e Samsung nuk aplikohej për pajisje të prezantuara përpara 2020-ës dhe Android 14 nuk pritet të vijë tek këto smartfonë. Tashmë Samsung ka hequr nga lista Galaxy S20, Note 20, Galaxy T Flip, Galaxy Z Flip 5G dhe Galaxy Z Fold 2.

Lista e re vijon: Galaxy S23 series, S22 series, S21 series, Z Fold5, Z Flip5, Z Fold4, Z Flip4, Z Fold3, Z Flip3, A54, A53, A34, A33, M54, M53, M34, M33.