Lightroom në Android 14 vjen me editimin e imazheve Ultra HDR

Sistemi operativ më i ri i Google mbështet formatin e ri të imazhit dhe vjen për të përmirësuar ndjeshëm paraqitjen e fotove në smartfonët tanë.

Me mbërritjen e Android, Adobe vendosi të shtojë mbështetjen për editimin e imazheve me Ultra HDR në aplikacionin Lightroom për Android.

Sistemi operativ më i ri i Google mbështet formatin e ri të imazhit dhe vjen për të përmirësuar ndjeshëm paraqitjen e fotove në smartfonët tanë.

Editimi i imazheve në Lightroom ju jep fotografëve më shumë kontroll mbi produktin final. Për të parë një imazh HDR nevojitet ekrani i duhur por edhe softueri që e mbështetin formatin, diçka që shumica e njerëzve nuk e kanë për momentin.

Ultra HDR përdor një gamë më të gjerë të ndriçimit dhe errësimit për të pasqyruar një imazh dhe është më pranë asaj çfarë sytë tonë shohin.

Është standardi i ri i fotografive në Android dhe vjen në formatin JPEG që do të thotë se kanë përshtatshmëri me SDR, gamën dinamike standarde. Mbështetja për HDR është i disponueshëm në versionin 9.0.0 të Adobe Lightroom për Android dhe funksionon me Pixel 7, Pixel 7 Pro dhe Pixel 7A në Android 14.

Pas aktivizimit të opsioni për të importuar fotot HDR, përdoruesit do të vënë re një ikonë HDR në cepin e djathtë lart. Megjithatë kur imazhet postohen në aplikacione si Instagram, ato paraqiten si SDR.