Linkedin drejt videove me metrazh të shkurtër si TikTok

Ndërsa postimi i videove në Linkedin nuk është risi, funksionaliteti i ri përqendrohet nga videot e shkurtra. Kompania e konfirmoi lajmin për TechCrunch.

Linkedin po e bën më të lehtë që përdoruesit të shpërqendrohen nga kërkimi i punës apo përqendrimi në punë. Vetëm pak javë më parë kompania konfirmoi se lojërat po vinin në rrjetin social profesional.

Tashmë mësuan se kompania do të anojë nga videot me metrazh të shkurtër. Duke ndjekur hapat e TikTok, YouTube Shorts, Facebook dhe Instagram Reels, Linkedin siç duket kërkon të sjellë videot në platformë.

Ndërsa postimi i videove në Linkedin nuk është risi, funksionaliteti i ri përqendrohet nga videot e shkurtra. Kompania e konfirmoi lajmin për TechCrunch.

Kujtojmë se Linkedin ofroi para tre vitesh një opsion për postimin e videove të shkurtra përmes Stories, një funksionalitet që u eliminua në Gusht të 2021.

Funksioni i ri është ende shumë herët në zhvillim, që do të thotë se shumica e përdoruesve nuk kanë qasje në të. Detajet mungojnë, por ja çfarë dimë deri tani.

Përmbajtjet do të ruhen në një tab të ri Video në krye të navigimit. Klikimi i tabit hap një video të cilën mund ta pëlqeni, komentoni apo shpërndani. Si në rrjetet e tjera sociale, duke tërhequr me gishtin nga poshtë lart mbi video, kalon tek videoja tjetër.

Ndërsa faqet e tjera video me metrazh të shkurtër ofrojnë një gamë të gjerë përmbajtjesh që një algoritëm përpiqet t’i përshtatë sipas interesave tuaja specifike, LinkedIn nuk foli për mënyrën se si do të moderohet kjo hapësirë.

LinkedIn nuk e ka njoftuar zyrtarisht funksionin ende, kështu që nuk ka asnjë informacion se kur mund të presim një disponueshmëri më të gjerë.