Linkedin Learning, një qendër për mësimin e aftësive të reja

Lajmi për Linkedin Learning vjen një muaj pasi rrjeti social shtoi historitë video në profilet e përdoruesve dhe pranoi se po punon në opsione të ngjashme komunikimi audio si Clubhouse.

Muajin e kaluar CEO i Linkedin Ryan Roslansky shkruante se sajti së shpejti do tu jepte kompanive mjetet për të incentivizuar punonjësit dhe tani po fillojmë të shohim çfarë ka dashur të thotë me këtë.

Linkedin do të lançojë platformën e saj të ndërtimit të aftësive, Linkedin Learning Hub, gjatë gjysmës së dytë të vitit kalendarik. Aktualisht mund të aksesohet vetëm nga një numër i kufizuar testuesish beta në mbarë botën.

Sapo Linkedin Learning Hub të bëhet i disponueshëm për të gjithë, kompania thotë se konsumatorët Learning Pro do të kalojë falas në Learning Hub për të paktën 1 vit.

Lajmi për Linkedin Learning vjen një muaj pasi rrjeti social shtoi historitë video në profilet e përdoruesve dhe pranoi se po punon në opsione të ngjashme komunikimi audio si Clubhouse.

Në botën e sotme mësimin e aftësive kritike është bërë më shumë një nevojë sesa avantazh. Forumi Ekonomik Botëror parashikon se në 4 vitet e ardhshme 85 milionë punë do të zhduken dhe 97 milionë punë të reja do ti zëvendësojnë. /PCWorld