Linkedin ofron verifikim falas për të gjithë përdoruesit

Linkedin do të theksojë profilet e verifikuara me etiketa jeshile ose blu por jo me simbole dalluese.

Rrjeti social profesional Linkedin lançoi një sistem falas verifikimit me të cilin përdoruesit mund të provojnë identitetin e tyre dhe vendin e punës.

Opsionet e verifikimit përfshijnë mundësinë për të përdorur CLEAR për të provuar identitetin, verifikimin e vendit të punës përmes një adrese e-mail dhe Entra Verified ID për të fituar ID e hapësirës dixhitale të punës pa pagesë.

Ndryshe nga Instagram, Facebook dhe Twitter, nuk keni pse të paguani për të marrë verifikime të cilat do të shfaqen në profilin Linkedin, ju mund të verifikoni vendin e punës duke përdorur një e-mail të kompanisë ose përmes Microsoft Entra nëse kompania juaj përdor Entra.

Për të verifikuar identitetin, Linkedin ka bashkëpunuar me CLEAR. Linkedin do të theksojë profilet e verifikuara me etiketa jeshile ose blu por jo me simbole dalluese.

Verifikimi tashmë është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Linkedin nëse punojnë tek 4 mijë kompanitë pjesë e programit.