Linkedin tërhiqet nga formati popullor i historive

Formate të tilla duket se nuk janë perfekt për çdo rrjet social. Si rezultat kompania ka vendosur të kthehet pas.
Linkedin ka vendosur të tërhiqet nga Stories. Kompania do të çaktivizojë funksionalitetin në fund të muajit Shtator, një vit pasi e lançoi.

Formate të tilla duket se nuk janë perfekt për çdo rrjet social. Si rezultat kompania ka vendosur të kthehet pas.

Thuajse çdo rrjet social madhor ka hipur në vagonin e formatit të historive të Snapchat. Instagram, WhatsApp, Twitter, Facebook të gjithë i kanë adoptuar.

Por edhe Twitter njëlloj si Linkedin vendosi të distancohet prej tyre 9 muaj nga debutimi. Jo të gjithë rrjetet sociale kanë pasur sukses në këtë drejtim. /PCWorld