Lionel Messi i pandalshëm, thyen një tjetër rekord

Lionel Messi ka thyer edhe një tjetër rekord individual në paraqitjen e tij mbresëlënëse në fitoren e Barcelonës 2-0 ndaj Celta Vigos.

Superylli argjentinas shënoi golin e dytë kundër Celta Vigos

Ky ishte goli i 15-të i Messit në La Liga këtë sezon, që përbën rekord të paparë deri më tani.

Lionel Messi është bërë futbollisti i vetëm nga pesë ligat kryesore evropiane që shënon 15 gola apo më shumë në secilin prej 11 sezoneve të fundit.