Liverpool ka dërguar në huazim 22 vjecarin serb Marko Grujic tek skuadra gjermane Hertha Berlin.
Mesfushori serb ia kishte bërë ‘like’ një statusi ku flitej kundër Kosovës dhe kundër Shaqirit, e kjo gjë nuk kishte shpëtuar pa u parë nga tifozët e Liverpoolit.
Në postim flitej se si Serbia e konsideron ende Kosovën pjesë të tyre dhe kërkohej të largohej fotoja e Shaqirit duke festuar me shqiponjë golin ndaj Zvicrës.
Kjo i ka pëlqyer Grujicit që ia ka bërë edhe ‘Like’ postimit në fjalë.