Liverpooli merr fitore komode si mysafir i Crystal Palaces

Liverpooli ka marrë një fitore komode 3-1 në udhëtim te Crystal Palace në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier.

Pas vetëm tetë minutash lojë, The Reds kaluan në epërsi me golin e realizuar nga Virgil van Dijk, me Andy Robetson që ishte asistuesi.

Për golin e dytë të Liverpoolit u përkujdes Alex Oxlade-Chamberlain (32’), me Robetson që ishte sërish asistuesi.

Pjesa e dytë filloi më mirë për vendasit, që arritën të ngushtonin rezultatin në 2-1 me golin e realizuar nga Odsonne Edouard në minutën e 55-të, me Jean-Philippe Mateta që ishte asistuesi.

Deri në fund, Liverpooli nuk u dorëzuar dhe shënoi edhe golin e tretë me anë të Fabinhos (89′) që shënoi nga penalltia.

Pas javës së 23-të, Liverpooli gjendet në vendin e dytë me 48 pikë, ndërsa në xhiron e 24-të takohet me Leicesterin.