Llapi fiton derbin ndaj Dritës

Llapi e ka nisur me fitore sezonin pranveror në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Podojuva e ka fituar derbin e javës së 19-të, duke e mposhtur në udhëtim Dritën, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e fitores e ka shënuar Arbnor Ramadani në minutën e 31-të.