Libri: PLAKJE E SUKSESSHME – Mëso te plakesh me mbarësi
Autor: Agron Hoxha
Formati: A5
Faqe: 126
Në dritën e botimit Logos-A nxori veprën: “PLAKJE E SUKSESSHME – Mëso te plakesh me mbarësi” të autorit Agron Hoxha.
Ky libër ka si synim të ngrejë vetëdijen mes personave të moshuar që shpesh e kuptojnë plakjen si përfundim i përcaktuar në vend se si proces në vazhdim.
Ai thekson rëndësinë e pranimit të plakjes si udhëtim i përbotshëm i ndryshimit dhe i rritjes vetjake. Ky libër iu shërben psikologëve, punonjësve socialë, studiuesve dhe të gjithë atyre që duan të njihen me temën e shtjelluar.
Frymëzimi vazhdon…








