Libri: Myslimanët e Maqedonisë në Luftën e Parë Botërore
Autor: Dimitar Gaxhanov
Formati: A5
Faqe: 96
Logos-A para lexuesve sjell librin me titull: “Myslimanët e Maqedonisë në Luftën e Parë Botërore” nga turkologu bullgar Dimitar Gaxhanov.
Gaxhanov në këtë tekst, përveç që jep një hartë demografike të ngjyrimeve etnike dhe fetare, trajton edhe problemin që në literaturë njihet si “Çështja e Maqedonisë”.
Në fakt, kjo vepër paraqet një raport të përgatitur për qeverinë bullgare menjëherë pas pushtimit të rajonit të Maqedonisë nga Bullgaria gjatë Luftës së Parë Botërore.








