Loja e re Call of Duty do të quhet Modern Warfare III

Loja do të ketë efekte të reja, klipe të reja zanore dhe kompania planifikon të hedhë dritë plotësisht mbi lojën javën e ardhshme.

Activision publikoi së fundi një trailer duke konfirmuar se planifikon të lançojë një lojë të re Call of Duty quajtur Modern Warfare më 10 Nëntor.

Kompania do të mbajë një eveniment në kuadër të Call of Duty: Warzone më 17 Gusht. Ka pasur spekulime se titulli i ri Call of Duty që po vinte në 2023 do të ishte një pasardhës i drejtpërdrejtë i edicionit të kaluar po Activision vetëm së fundi ka filluar të japë detaje.

Loja do të ketë efekte të reja, klipe të reja zanore dhe kompania planifikon të hedhë dritë plotësisht mbi lojën javën e ardhshme.

Sipas raportimeve, loja do të ketë një modalitet zombie i ngjashëm me OutBreak dhe do të vijë ose si pjesë e Modern Warfare III ose si një pako shtesë falas.

Acitivision ka thënë se lojtarët do të mund të portojnë armët e tyre, pakot apo operatorët nga loja e vjetër Modern Warfare II. Fillimisht u mendua se kompania nuk do të sillte një titull të ri Call of Duty këtë vit ndërsa po shkon drejtë një shitje tek Microsoft për 68 miliardë dollarë.