Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Londra tronditet nga një sulm i dyshuar terrorist

Londra tronditet nga një sulm i dyshuar terrorist

Policia londineze ka qëlluar për vdekje një të dyshuar për sulm terrorist, pasi kishte plagosur me thikë disa persona në mes të një rruge në Londër.

Oficerët aktualisht janë në vendin e ngjarjes në High Road në Streatham, në jug të Londrës, transmeton Telegrafi.

Personi i dyshuar është qëlluar nga oficerët e armatosur.

Policia Metropolitane lëshoi ​​një deklaratë ku thuhej: “Një person është qëlluar nga oficerët e armatosur në #Streatham.

“Në këtë fazë besohet se një numër njerëzish janë plagosur me thikë. Rrethanat janë duke u vlerësuar; incidenti është deklaruar si i lidhur me terrorizmin”, thuhet në deklaratë.