Loriana Kuka në finale

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, është kualifikuar në finalen e Grand Prix që është duke u mbajtur në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, shkruan zeri.info.

Ljamin e ka bërë të ditur përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, teksa ka njoftuar se garuesja jonë e kategorisë deri në 78 kg. në finale do të përballet me xhudisten kubaneze, Antomarchi.