Lufta Rusi-Ukrainë, Bitcoin dhe kriptomonedhat tjera me rënie të ndjeshme

Lëvizje e çmimeve të kriptomonedhave janë të ngjashme me luhatjet e aseteve të tjera me rrezikshmëri të lartë siç janë aksionet.

Kriptomonedhat ranë me shpejtësi ditën e Enjte pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Bitcoin ramë 8% në 34,702 dollarë sipas të dhënave të Coindesk. Është niveli më i ulët në një muaj ndërsa Ether gjithashtu ra me 12% në 2,325 dollarë.

Më shumë se 150 miliardë dollarë janë fshirë në kriptomonedha në 24 orët e fundit sipas CoinMarketCap.

Lëvizje e çmimeve të kriptomonedhave janë të ngjashme me luhatjet e aseteve të tjera me rrezikshmëri të lartë siç janë aksionet.

Nga ana tjetër SHBA dhe Britania kanë vendosur sanksionet mbi bankat Ruse. Kriptomonedhat kanë qenë nën presion që kur bitcoin arriti vlerën rekord prej 69 mijë dollarë në Nëntor.

Që atëherë vlera është reduktuar me 50%. /PCWorld Albanian