Forcat opozitare e shpallin Sirinë të lirë nga sundimi i Asadit pasi presidenti thuhet se u largua nga vendi.
Presidenti sirian Bashar al-Assad thuhet se ka ikur nga Damasku në një destinacion të panjohur pasi luftëtarët e opozitës hynë në kryeqytet dhe njerëzit dolën në rrugë dhe sheshet publike për të festuar.
Luftëtarët kanë hyrë në zemër të Damaskut dhe kanë shpallur një “epokë të re” pa hakmarrje, duke ftuar sirianët jashtë shtetit të kthehen.
Hadi al-Bahra, i cili kryeson koalicionin e opozitës politike siriane jashtë shtetit, e shpalli Damaskun “të lirë nga al-Assad” dhe përgëzoi popullin sirian.
Kryeministri sirian Mohammad Ghazi al-Jalali thotë se ai mbetet në shtëpinë e tij, i gatshëm për të bashkëpunuar me opozitën dhe dëshiron të sigurojë që institucionet publike të vazhdojnë të funksionojnë.
Në të njëjtën kohë, Abu Mohamed al-Julani, kreu i grupit kryesor luftarak Hayat Tahrir al-Sham, ka urdhëruar luftëtarët e opozitës që të mos sulmojnë asnjë institucion dhe shërbim publik.