Luleshtrydhja gjigande fiton rekordin Guiness

Fruti i gjatë 18 cm dhe 34 cm i gjerë dhe me një peshë 289 gramë

Një luleshtrydhe gjigande e rritur në Izrael ka thyer rekordin Guinness si luleshtrydhja më e rëndë në botë.

Me 289 gramë, luleshtrydhja është rreth pesë herë më e madhe se pesha mesatare e një luleshtydhe të zakonshme të varietetit lokal të quajtur Ilan. Sipas faqes së librit të rekordeve Guiness, luleshtrydhja është 18 cm e gjatë dhe 34 cm e gjerë.

Fruti  është zbuluar në një plantacion luleshtrydhesh në fermën e një familje izraelite. Pronari Chahi Ariel, thotë se ka shpresuar të bëhej fitues kur vuri se sa shumë po rriteshin frutat në fermën e tij familjare. Ai ka pritur konfirmimin kur e gjeti atë një vit më parë dhe e ruajti në frigorifer deri më tani.

Kur e mësova, ishte një ndjenjë e papëshkrueshme”, shpjegon ai teksa tregon me krenari certifikatën e tij në një laptop. Moti i ftohtë në fillim të vitit 2021 ngadalësoi procesin e pjekjes së luleshtrydhes, duke e lejuar atë të fitojë peshë.