Lulzim Basha mbledh sot kryesinë për vijimin e aksionit politik

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet që në orën 11:00 të kësaj të hëne të zhvillojë mbledhjen e përbashkët të kryesisë dhe grupit.

Në takim do të flitet për masat organizative për vijimin e aksionit politik. Një tjetër pikë është edhe organizimi i protestës së 13 prillit.

Opozita e bashkuar nuk i ka ndalur protestat për asnjë moment duke kërkuar me ngulm dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama me pretendimin se qeveria është e përfshirë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, raporton Top Channel.

Çdo muaj PD dhe LSI organizojnë protestat kombëtare në Tiranë.