MacBook Air dhe MacBook Pro me çipet e reja Apple M3 vinë në 2024

Raportuesi i Bloomberg, Mark Gurman, kishte parashikuar më parë se MacBook Air me çipin e ri mund të debutojë në Tetor por tani ai thotë se debutimi është shtyrë për në Pranverë ose Vjeshtë të vitit të ardhshëm.

Një Apple MacBook Pro me procesorin e ri Apple M3 mund të vijë në fillim të 2024 ndërsa MacBook Air mund të pasojë disa muaj më vonë sipas Bloomberg.

Raportuesi i Bloomberg, Mark Gurman, kishte parashikuar më parë se MacBook Air me çipin e ri mund të debutojë në Tetor por tani ai thotë se debutimi është shtyrë për në Pranverë ose Vjeshtë të vitit të ardhshëm.

Sipas tij modelet 13-inç dhe 15-inç M3 MacBook Air janë në fazë testimi. Nga ana tjetër M3 MacBook Pro është shumë më parë duke ju afruar fazës së prodhimit.

Kujtojmë se Apple lançoi MacBook Pro të 2023 me çipet M2 Pro dhe M2 Max në Janar të këtij viti. Raporti i fundit i Gurman bie në kundërshti me spekulimet e fundjavës se Apple është pranë prezantimit të iPad kësaj jave.

Supercharged dhe 9to5Mac raportuan se iPad Air dhe iPad mini do të kenë çipe të reja ku i fundit do të adotojë M2 në vend të A16 Bionic.