Qabja e vendosi
-Zotin në qendër të jetës së njeriut,
-pastërtinë në qendër të trupit,
-diturinë në qendër të mendjes dhe
– bashkimin në qendër të shoqërisë.
Kjo është madhështia e mesazhit të Ibrahimit (a.s.). Rreth katër mijë vjet më parë, në Mekë u ngrit një qendër që edhe sot i bashkon njerëzit nga të gjitha kontinentet, në një drejtim, në një adhurim dhe para një Zoti të vetëm.
Disa shqiptarë që flasin keq ndoshta nuk kanë faj, sepse kur kanë mësuar gjeometrinë dhe kanë studiuar kubin, mësuesi nuk u ka treguar se emri i kubit lidhet me emrin e Qabes. Ose ndoshta nuk kanë mësuar fare.
Sead Ramadani








