Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mijëra protestojnë në Paris, ndërsa protestat përhapen në të gjithë Evropën

Mijëra protestojnë në Paris, ndërsa protestat përhapen në të gjithë Evropën

Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera të Francës, në valën e tretë të protestave mbarëkombëtare kundër rritjes së kostos së jetesës dhe përkeqësimit të shërbimeve publike.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Francës, më shumë se 320 mijë persona kanë marrë pjesë në protestat në mbarë vendin, ndërsa të paktën 290 protestues janë arrestuar. Vetëm në Paris, sipas policisë, kanë protestuar rreth 70 mijë persona.

Në kryeqytetin francez, policia përdori gaz lotsjellës dhe u përlesh me protestuesit. Autoritetet kishin marrë masa të gjera sigurie për të shmangur përsëritjen e dhunës, trazirave dhe plaçkitjeve që ndodhën dy javë më parë.

Protestat pritet të shoqërohen edhe me një grevë të përgjithshme në ditët në vijim.

Ndërkohë, demonstrata janë zhvilluar edhe në Shqipëri, Gjermani dhe Itali, ku të rinjtë po dalin në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre, raporton BBC. /mesazhi