Majlinda Kelmendi mposhtet nga japonezja Shishime

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi është eliminuar në garën e saj për kualifikim në finalen e Kampionatit Botëror të xhudos, që po mbahet në Budapest.

Krenaria e Kosovës, Majlinda Kelmendi u mposht nga japonezja Ai Shishime në kategorinë 52 kilogramë.

Koha e rregullt përfundoi pa fitues, ndërsa fituesja u përcaktua në kohën shtesë.

Majlinda në raundin e parë ishte kualifikuar pa luftë dhe në raundin e dytë e kishte mposhtur zviceranen, Evelyne Tschopp, kurse në çerekfinale pejania e ka mposhtur garuesen nga Franca, Amandine Buchard.