Makinat elektrike Tesla rekord shitjesh

Në tre mujorin e parë Tesla kishte shitur 184,800 makina por kompania nuk jep informacion për shitjet e secilit model as shitjeve sipas rajoneve.

Tesla ka shitur 201,250 makina elektrike në tre mujorin e dytë të 2021 bëri të ditur vetë kompania. Edhe pse një shifër rekord, ato nuk janë brenda pritshmërive të kompanisë e cila synonte të shiste 201,820 makina gjatë kësaj periudhe.

Në tre mujorin e parë Tesla kishte shitur 184,800 makina por kompania nuk jep informacion për shitjet e secilit model as shitjeve sipas rajoneve.

Aktualisht makinat Tesla po prodhohen në fabrika e Shangai në Kinë dhe Freemont në Kaliforni. Aktualisht e mbarë industria e automobilave po vuan për shkak të mungesës së çipeve dhe vetë CEO i Tesla Elon Musk e quajti një problem të madh.

Kompania ka rritur edhe çmimet për të përballuar koston e materialeve një tjetër problem i industrisë. Megjithatë rivalët po forcohen dhe kompani si Volkswagen kanë kaluar Tesla në Evropë sa i përket shitjeve. /PCWorld