Man City – Chelsea, formacionet e mundshme

Manchester City – Chelsea, një ndeshje për t’u mos u humbur.

Premirliga angleze të shtunën vjen me derbin mes Manchester City dhe Chelsea, e vlefshme për xhiron 13-të.

Kjo ndeshje fillon nga ora 18:30, shkruan lajmi.net.

Pas 12 xhirove, këto dy skuadra renditen në vendin e tretë dhe katërt, me një pikë dallim mes tyre.

Chelsea shënon një formë të mirë në pesë ndeshjet e fundit me pesë fitore, ndërsa Manchester City ka arritur vetëm tri fitore në pesë ndeshjet, duke pësuar nga Wolves dhe Liverpool.

Formacionet e mundshme:

Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Fernandinho, Mendy, Rodri, De Bruyne, Silva, Mahrez, Sterling, Aguero

Chelsea: Arrizabalaga; Azpilicueta, Zouma, Tomori, Emerson; Jorginho, Kante, Kovacic; Willian, Mount, Abraham.