Ballina Sport Futboll Man City fiton “Carabao Cup”

Man City fiton “Carabao Cup”

Manchester City ka triumfuar në finalen e Carabao Cup, duke mposhtur Arsenalin me rezultat 2:0 në stadiumin Wembley.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola tregoi pjekuri taktike dhe kontroll të lojës në përballjen ndaj ekipit të Mikel Artetës, duke siguruar një tjetër trofe të rëndësishëm.

Protagonist i ndeshjes ishte mbrojtësi anglez Nico O’Reilly, i cili realizoi dy gola me kokë në minutat 60 dhe 64, duke vendosur fatin e finales brenda një intervali të shkurtër kohor.

Arsenali u përpoq të reagojë pas golave të pësuar, por nuk arriti të konkretizojë rastet e krijuara, ndërsa City administroi me qetësi epërsinë deri në fund të takimit.

Me këtë fitore, Manchester City konfirmon edhe një herë dominimin në futbollin anglez, ndërsa Pep Guardiola shton një tjetër trofe në koleksionin e tij të suksesshëm./