Man Utd dhe dhe Man City pas Marash Kumbullës

Marash Kumbulla ka zgjuar vëmendjen e gjigantëve të Premierligës.

Ylli shqiptar i skuadrës së Veronës, Kumbulla, po regjistron paraqitje fenomenale me skuadrën e tij në Serie A.

Paraqitjet e lojtarit kanë tërhequr vëmendje edhe nga Premierliga. ‘Tuttosport’ shkruan se Manchester United dhe Manchester City kanë identifikuar lojtarin si objektiv për merkaton, transmeton lajmi.net.

Kumbulla është paraqitur 17 herë në Serie A këtë edicion, dhe ka gjetur një herë rrugën e golit.

Ai luajti edhe mbrëmë kundër Juventus, duke regjistruar paraqitje fenomenale kundër kampionëve në fuqi.