Man Utd e pret dënim i rëndë nga UEFA

Manchester United ka marrë një lajm edhe më të hidhur pas humbjes nga PSG në Ligën e Kampionëve. Manchester United u mposht mbrëmë nga PSG-ja në përballjen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve me rezultat, 0:2.Por, kjo nuk është e vetmja situatë e keqe, pasi ‘Djajtë e Kuq’ do të dënohen edhe për sjelljen e tifozëve të tyre ndaj lojtarëve të skuadrës franceze, përcjell lajmi.net. Tifozët e Manchester United e fyen Angel Di Marian, duke e gjuajtur atë edhe me shishe të birrës.UEFA ka hapur procedurë të rregullt, ku pritet ta gjobitë Manchester Unitedin për sjelljen e tifozëve të tyre.