Man Utd me dy transferime nga Barcelona

Lëvizje të mëdha pritet të ketë te Manchester United.

‘Djajtë e Kuq’ ende nuk kanë vendosur përfundimisht për fatin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, i cili edhe mund të shkarkohet nëse të dielën humb derbin kundër Liverpoolit në ‘Old Trafford’.

Kandidati më i përfolur për të zëvendësuar Solskjaer, është Massimiliano Allegri, italiani që në të kaluarën ka drejtuar Juventusin dhe Milanin.

Përveç në bankinë, ndryshime do të ketë edhe te lojtarët, me disa prurje që do të bëhen.

‘Mundo Deportivo’ raporton se Manchester United po kërkon dyshen e Barcelonës, Ivan Rakitic dhe Ousmane Dembele, përcjell lajmi.net.

Këta nuk janë lojtarët e vetëm që po kërkohen nga ‘Djajtë e Kuq’, që së fundi është raportuar edhe për një interesim në lojtarët e Juventusit, Emre Can dhe Mario Mandzukic.