Man Utd me formë të mirë edhe në FA Cup, mposht Readingun në ‘Old Trafford

Manchester United ka siguruar plasmanin në rrethin a katërt të FA Cup, pas fitores 2:0 ndaj Reading në ‘Old Trafford’.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer për herë të parë startoi në sulm me dyshen Alexis Sanchez – Romelu Lukaku.

Për golin e parë në këtë ndeshje u desh të pritej deri në minutën e 22’, kur Juan Mata shënoi nga penalltia për 1:0.

Fundi pjesës së parë solli edhe golin e dytë për Manchester United.

Sanchez me një asistim të mençur, nxori të vetëm para portierit Lukakun, i cili se pati të vështirë të shënonte për 2:0./Lajmi.net/