Manchester United fitore bindëse ndaj Evertonit

Manchester United ka shënuar fitore në zhiron e pestë të Premierligës, pasi e ka mposhtur Evertonin me rezultat 4-0.

Valencia shënoi një supergol në minutën e katërt për ta kaluar Manchesterin në epërsi.

Për golin e dytë u përkujdes Mkhitaryan në minutën e 84-të, ndërsa golin e tretë e shënoi Romelu Lukaku në fund të ndeshjes.

Në minutat shtesë Martial shënoi golin e katërt nga penalltia.

Me këtë fitore, Mancha është në pozitën e dytë me 13 pikë, aq sa ka edhe Manchester City.