Manchester United kërkon rikthimin e Cristiano Ronaldos

Kjo verë do të jetë një verë mjaftë e nxehtë sa i përket transferimeve dhe nuk do të mungojnë as interesimet e klubeve të mëdha për Cristiano Ronaldon, raporton Goal.com.

Manchester United ka bërë një ofertë për yllin portugez siç raportojnë mediat e huaja, thuhet se djajtë e kuqë kanë ofruar rreth 30milionë euro në sëzon për të rikthyer asin portugez në radhët e tyre.

Ekipi i Mourinhos kërkon të përfitojë nga situate në Madrid , pasi që thuhet se Ronaldo është i frustuar me presidentin Florentino Perez pasi që presidenti ka refuzuar të ofrojë kontratë të re për 33 vjeçarin portugez.