Klubi futbollistik anglez Manchester United, sërish është shpallur si klubi me të ardhura më të larta, raporton Anadolu Agency (AA).
Raporti vjetor i Deloitte Football Money League i publikuar të martën, i bazuar në të dhënat për sezonin 2016-17, flet se të hyrat e Manchester Unitedit kanë arritur në 676,3 milionë euro.
Deloitte deklaroi se suksesi i klubit anglez në UEFA Ligën e Evropës paraqet faktorin kryesor për radhitjen e tij para Real Madridit dhe Barcelonës, të cilët zënë vendin e dytë dhe të tretë.
Reali i Madridit në vendin e dytë ka të hyra prej 674,6 milionë euro ndërsa Barcelona që është në vendin e tretë ka regjistruar të hyra në vlerë prej 648,3 milionë euro, pas të cilës radhiten Bayerni i Mynihut dhe Manchester City.
“Kjo është hera e parë që në mesin e 20 ekipeve më të mira, të ketë dhjetë angleze”, thuhet në raportin e Money League.
– Pesëshja me klubet më të suksesshme
| Klubi | Të hyrat 2017 (milion euro) | Të hyrat 2016 (milion euro) |
| 1. Manchester United | 676,3 | 689 |
| 2. Real Madrid | 674,6 | 620,1 |
| 3. Barcelona | 648,3 | 620,2 |
| 4. Bayern Munich | 587,8 | 592 |
| 5. Manchester City | 527,7 | 524,9 |








