Manchester United planifikon blerjen e Eriksenit ne janar

Manchester United po shqyrton mundësinë e blerjes në janar të mesfushorit të Tottenhamit, Christian Eriksen. Pas një fillimi katastrofik të sezonit për “Djajtë e Kuq”, përforcimet në skuadër janë bërë emergjente. Trajneri Solskjaer kërkon mbështetjen e Ed Woodward për të bërë ndërhyrjet e duhura, shkruan supersport.

Tek United janë të vetëdijshëm se presidenti i “Spurs”, Daniel Levy, është i prirur të shmangë largimin e Eriksenit me parametër zero në fund të sezonit, kur i përfundon kontrata. “Djajtë e Kuq” dhe Tottenhami mund të bien dakord për një çmim më të ulët, teksa gjatë verës u përfol madje për një shifër 70 milionë paundë.

Eriksen, në fakt, preferon një transferim në Spanjë, mundësisht te Real Madridi. Një faktor potencialisht në favor të United është e ardhmja e pasigurt e trajnerit të Madridit, Zinedine Zidane.