Manchester Unitedi siguron tre pikë, lufton për një vend në Champions

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar një fitore të madhe si mysafir i Nottingham Forest me rezultatin 0 me 2, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 31-të në Premier League.

Djajtë e Kuq ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes. Goli i parë në këtë sfidë u shënua në minutën e 32’të. Ishte anësori brazilian Antony që shënoi për shifrat 0 me 1, shkruan Lajmi.net

Në pjesën e dytë, ekipi i Erik ten Hag shënoi edhe njëherë tjetër. Kësaj radhe ishte mbrojtësi i Kombëtares së Portugalisë, Dalot që realizoi për t’i siguruar tre pikë ekipit të tij.

Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 59 pikëve në pozitën e tretë, tri më shumë se vendi i katërt, Newcastle United (56)./