Maqedoni e Veriut, 7 të vdekur dhe 165 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Me këtë, numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 328. Gjithashtu, janë regjistruar 165 të infektuar të rinj me COVID-19, me çka numri i rasteve është rritur në 6.787.

Ministria informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 128 të shëruar nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve është 2.876, ndërsa aktualisht ka 3.583 raste aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.454 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani kap shifrën 64.837.