Maqedonia e Veriut nis aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19

Maqedonia e Veriut do të nisë nga sot aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Rekomandimi është dhënë nga Komiteti i Imunizimin nisur nga eksperienca e vendeve të tjera dhe të dhënat studimore për shëndetin publik.

Doza e tretë do të jetë Pfizer pavarësisht dy dozave të para dhe do të ofrohet për personat mbi 60 vjeç.

Gjithashtu të përfshirë do të jetë punonjësit në sistemin shëndetësor si dhe personat me gjendje të përkeqësuar shëndetësore pavarësisht moshës.

Maqedonia e Veriut ka pasur 6.594 viktima që prej fillimit të pandemisë dhe vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 17 viktima. /euronews