Mark Zuckerberg është miliarderi i fundit që synon krijimin e inteligjencës artificiale e aftë të matet njeriun

Mark Zuckerberg është përfshirë çdo ditë e më shumë në kërkimet AI të kompanisë, thotë se AGI do të ndihmonte kompaninë jo vetëm të përmirësonte kërkimin por edhe metaverse.

Meta është duke riorganizuar ekipet AI ndërsa i bashkohet radhëve të kompanive të cilat po përpiqen të krijojnë inteligjencë artificiale të përgjithshme ose siç njihet ndryshe si AGI.

Mark Zuckerberg është përfshirë çdo ditë e më shumë në kërkimet AI të kompanisë, thotë se AGI do të ndihmonte kompaninë jo vetëm të përmirësonte kërkimin por edhe metaverse.

Meta aktualisht ka dy ekipe që po bëjnë kërkime në AI: ekipin Fundamental AI Research (FAIR) i cili filloi në 2013-ën dhe një ekip që është i përqendruar vetëm në AI gjeneruese për aplikacionet e saj.

Me AGI Zuckerberg thotë se do të sjellë dy grupet më pranë me njëri-tjetrin ndërsa synon zgjerimin e tyre. CEO i Meta nuk specifikoi sesa punonjës mund të shtohen, por ekspansioni është diçka që bie në sy në një kohë kur kompania ka humbur mëse 20 mijë vende pune që prej 2022.

Krijimi i AGI, një inteligjencë artificiale e krahasuar me nivelin e inteligjencës së njeriut, është bërë diçka e jashtëzakonshme për gjigantët e teknologjisë përfshirë X.ai, OpenAI dhe Google.

Zuckerberg nga ana tjetër ka investuar resurse të mëdha të Meta për të ndërtuar një infrastrukturë. Në fund të vitit kompania tha se do të kishin 600 mijë çipe të inteligjencës artificiale Nvidia H100.