Marrëveshje BE-AstraZeneca për livrimin e vaksinave

Komisioni Evropian dhe gjiganti farmaceutik AstraZeneca kanë rënë dakord për të garantuar livrimin deri në muajin mars të 200 milionë dozave të mbeturave të vaksinave kundër COVID-19 pas përfundimit të procedurës gjyqësore mes tyre.

Në emër të BE -së, Komisioni filloi procedurat në gjykatën e Brukselit pranverën e kaluar.

Bashkimi Evropian akuzoi AstraZeneca-n se nuk i kishte mbajtur zotimet e saj në lidhje me shpërndarjen e vaksinave. Grupi suedezo-britanik ka përjetuar vonesa dhe nuk ishte në gjendje të dorëzonte në tremujorin e dytë të këtij viti 180 milionë dozat për të cilat kishte rënë dakord në kontratën e nënshkruar në gusht 2020.

BE kishte krijuar lehtësira për vaksinën e AstraZeneca-s për t’u transportuar, një nga shtyllat e strategjisë së saj të vaksinimit.

Që prej disa ditësh 70 për qind e popullsisë së rritur të BE-së është vaksinuar plotësisht, por me diferenca të mëdha mes vendeve anëtare.

Marrëveshja e nënshkruar me AstraZeneca-n mund të ndihmojë në zvogëlimin e këtyre dallimeve. /atsh