Mbërrin aplikacionin Gmail për orët inteligjente Wear OS

Përdoruesit mund të kontrollojnë e-mailin nga ora e tyre Pixel Watch. Mund të rifreskojnë postën, të lexojnë e-mailet e plota, të kalojnë nga një llogari në tjetrën direkt nga ora inteligjente.

Google lançoi aplikacionin e shumë pritur të Gmail për WearOS përmes të cilit përdoruesit e orëve inteligjente mund të shikojnë postën e tyre dhe të hapin mesazhe.

Njoftimi vjen disa muaj pasi kompania dha lajmin në konferencën e zhvilluesve Google I/O në Maj.

Përdoruesit mund të kontrollojnë e-mailin nga ora e tyre Pixel Watch. Mund të rifreskojnë postën, të lexojnë e-mailet e plota, të kalojnë nga një llogari në tjetrën direkt nga ora inteligjente.

Njoftimet rreth e-maileve të reja do të shfaqen në fytyrën e orës. Është një aplikacion shumë i rëndësishëm për ata që përdorin Wear OS.

Më përpara orët Wear OS merrnin njoftime dhe mund vetëm të arkivonin, të replikonin apo fshinin. Aplikacioni i ri funksionon me WearOS 3 dhe WearOS 4 dhe mund të shkarkohet nga Play Store.