Mbesin pa rrymë zonat e Ferizajt, Shtërpcës e Kaçanikut

Zona e Ferizajt, Shtërpcës dhe Kaçanikut ka mbetur pa rrymë.

Kjo për arsye se siç ka njoftuar KEDS, ka ndodhur një prishje në nivelin 35kV të nënstacionit 110/35/10 kv “Ferizaj 4”, transmeton lajmi.net.

“Si pasojë e një prishje që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në nivelin 35kV të Nënstacioni 110/35/10 kV “Ferizaj 4”, konsumatorët që furnizohen nga ky nënstacion kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike. Zonat e prekura nga ky defekt janë Ferizaji, Shterpca dhe Kacaniku”, thuhet në komunikatë.

Ekipet e KEDS janë mobilizuar menjëherë për lokalizimin dhe identifikimin e prishjes dhe tashmë janë duke punuar për t’a sanuar atë në kohën sa më të shpejtë të mundshme.

Konsumatorët e afektuar nga kjo prishje do të mbahen të informuar në vazhdimësi deri në rregullimin e defektit.