Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Kosovës do të mblidhet sot pas ngjarjeve të djeshme në veriun e Kosovës.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës, do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Pas mbledhjes do të ketë konferencë për media.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare që përbëhet nga kryeministri, presidenti, drejtori i Policisë, komandanti i FSK-së, ministri i Punëve të Brendshme herën e fundit është mbledhur pas vrasjes së liderit të serbëve të veriut Oliver Ivanoviq më 16 janar.