Mbyllen ndeshjet në Ligën e Evropës, ja rezultatet

Kanë përfunduar takimet në kuadër të ndeshjeve të para të çerekfinales së Ligës së Evropës, ku kemi pasur mundësinë të përcjellim disa derbi tejet interesant.

Ajaxi ka zhvilluar ndeshje si vendas kundër Romës, Slavia Praga ka qenë mysafire e Arsenalit, Dinamo Zagreb ka qenë vendas kundër Villarrealit dhe Manchester United luajti si mysafirë kundër spanjollëve të Granadas.

Roma si mysafire ka mposhtur Ajaxin 1:2, Arsenali ka barazuar 1:1 në shtëpi kundër Slavia Pragës, Villarreali siguroi fitore kundër Dinamo Zagrebit me rezultat minimal 1:0, dhe Manchester United shënoi fitore solide kundër spanjollëve të Granadas.

Rezultatet e ndeshjeve të para në kuadër të çerekfinales së Ligës së Evropës i gjeni më poshtë.

Ajax 1 – 2 AS Roma (Stadiumi Johan Cruijff Arena)

Arsenal 1 – 1 Slavia Prague (Stadiumi Emirates)

Dinamo Zagreb 0 – 1 Villarreal (Stadiumi Maksimir)

Granada CF 0 – 2 Manchester United (Stadiumi Nuevo Los Cármenes)