Më 13 gusht Superkupa e Kosovës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur datën e hapjes së stadiumit “Fadil Vokrri’ në Prishtinë dhe orarin e koncerteve në kryeqytet.

Më 13 gusht do të zhvillohet ndeshja e Superkupës së Kosovës në futboll ndërmjet kampionit aktual Drita e Gjilanit dhe Prishtinës.

Kjo do të jetë ndeshja e parë që luhet në stadiumin e Prishtinës pas emërtimit të tij me emrin e futbollit legjendar Fadil Vokrri dhe rinovimit të objektit.