Me limitin e ri të Twitter mund të shkruani një ese

Shefi i Twitter Elon Musk njoftoi i pari se uebsajti do ti bënte të disponueshme cicërimat në format më të gjatë një muaj pasi u zgjerua në 4 mijë karaktere.

Për përdoruesit e Twitter Blue në SHBA, limiti i karaktereve prej 280 ka qenë një gjë e së kaluarës dhe që prej muajit Shkurt mund të postonin cicërima me deri në 4 mijë karaktere.

Tani kompania ka dyfishuar limitin duke lançuar mbështetjen për cicërimat deri në 10 mijë karaktere të gjata. Gjithashtu uebsajti tashmë mbështetet formatimin e trashë dhe të pjerrët të tekstit duke ndihmuar krijuesit të përdorin këto elemente për të ndarë blloqet e mëdha të tekstit.

Shefi i Twitter Elon Musk njoftoi i pari se uebsajti do ti bënte të disponueshme cicërimat në format më të gjatë një muaj pasi u zgjerua në 4 mijë karaktere.

Limiti i ri prej 10 mijë karakteresh duket i tepruar për shumicën e përdoruesve. Janë afro 2 mijë fjalë të mjaftueshme për një ese të gjatë.

Duke rritur limitin e karaktereve për përdoruesit e Blue si dhe ofruar mundësinë për të postuar video disa orë të gjata, Twitter ju jep krijuesve më shumë mënyra për tu angazhuar me abonentët e tyre të cilët mund të paguajnë 3, 5 dhe 10 dollarë për përmbajtje ekskluzive.