Me pak fjalë shumë histori

Nexhmedin Spahiu

Në Prill të vitit 1941 Shqipërisë i janë bashkuar Ulqini, Plava, Gucia, Rozhaja, e gjithë Kosova e sotme pa Mitrovicë, Vushtrri, Podujeva e një pjesë e komunës së Gjilanit, pastaj Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga, Resnja. Në shtator 1943 I është bashkuar edhe Mitrovica, Vushtrria, Podujeva, Tutini e Novi Pazari. Kurse në shtator 1944 komandanti i Forcave të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Xhemë Gostivari i bashkangjet Shqipërisë edhe Shkupin, Kumanovën, Preshevën e Bujanocin. Më 17 Nëntor 1944, komunistët e rrëzojnë qeverinë në Tiranë, dhe më 28 Nëntor arrijnë në Novi Pazar dhe ua dorëzojnë Kosovën dhe viset tjera Serbisë. Më 10.07.1945 në Prizren nën tytat e partizanëve mblidhet një Kuvend ku vendoset që Kosova dhe viset tjera të shkëputen prej Shqipërisë e t’i bashkohen Serbisë, përkatësisht Jugosllavisë.

Prof. Dr. Nexhmedin Spahiu