Mediat: Salah te Juventusi

Mediat italiane janë të sigurta se Juventus do të provojë me çdo kusht transferimin e Mohamed Salah. Madje, skuadra e Klopp pritet të jetë përfituese e madhe në këtë operacion.

Juventus është e gatshme të ofrojë Dybalan dhe 100 milionë euro për Salah. Çmimi i egjiptianit vlerësohet 200 milionë euro, shifër të cilën skuadra italiane nuk do ta paguaj, por që do ta fus argjentinasin në këtë pazar.

Me paratë e shitjes së Salah dhe Dybalan në ekip, Klopp pritet të bëjë realitet synimin e tij, blerjen e Lorenzo Insignes të Napolit.

“Xhuxhi” italian është një nga lojtarët më të pëlqyer për trajnerin gjerman i cili e sheh si zëvëndësuesin ideal të Salah.

Me Mane, Firmino, Dybala e Insigne, sulmi i Liverpoolit do të ishte atomik dhe mungesa e Salah ndoshta nuk do të vërehej shumë./Indeksonline/