Mediat spanjolle e kryqëzojnë Real Madridin, pas eliminimit nga CHL

Mediat spanjolle kanë gjuajtur zjarr mbi Real Madridin.

Pas eliminimit nga Ajaxi në Ligën e Kampionëve, Real Madrid është sulmuar nga mediat spanjolle.Mediat spanjolle kanë shkruar për dështimin e skuadrës madrilene në Ligën e Kampionëve dhe jo vetëm.

“Këtu ka rënë një ekip që ka shkruar histori ” (Marca), ” Java Tragjike ” (AS), ” Asgjë se Asgjë ” (Mundo Deportivo ) dhe ” Fundi i një epoke ” (Sport), ishin titujt e mediumeve më të mëdha në Spanjë, transmeton lajmi.net.

Këto mediume gjithashtu kanë shkruar edhe për këtë sezon të dështuar të Real Madridit.Mbretërit u eliminuan edhe nga Kupa e Mbretit, ndërsa janë jashtë gare për titullin e La Liga-së.