Mësohet data e debutimit të kartës grafike buxhetore Nvidia RTX 4060

RTX 4060 thuhet se do të mbështetet në çipit grafik AD106 me 3072 bërthama CUDA shoqëruar nga 9GB memorie GDDR6 17 GT/s dhe ndërfaqe 128-bit.

Raportohet se Nvidia ka planifikuar të prezantojë kartën grafike më të lirë me arkitekturën e re Ada Lovelace, GeForce RTX 4060 me 8GB memorie GDDR6 më 29 Qershor 2023.

Analizat e para të kartës grafike e cila pritet të kushtojë 299 dollarë, do të publikohen më 28 Qershor, një ditë përpara se të hidhet në treg.

RTX 4060 thuhet se do të mbështetet në çipit grafik AD106 me 3072 bërthama CUDA shoqëruar nga 9GB memorie GDDR6 17 GT/s dhe ndërfaqe 128-bit.

Ka një numër ndjeshëm më të ulët sesa RTX 4060 Ti e cila numëron 4352 bërthama CUDA ndërsa perfomanca mes të dyjave do të ketë dallim të madh.

Nga ana tjetër konsumi i energjisë parashikohet në 115W për modelin RTX 4060, më i ulët sesa RTX 4060 Ti prej 160W.

Konsumi i ulët i energjisë e bën më të lehtë ftohjen e çipit grafik ndërsa prodhuesit e kësaj karte grafike do të kenë dizajnë ftohjeje më modeste krahasuar me RTX 4060 Ti.